Zirkzee drejt largimit nga Manchester United

- Bota Sot

Zirkzee drejt largimit nga Manchester United

Joshua Zirkzee pritet të kërkojë largimin nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi po has vështirësi për të siguruar minutazh nën drejtimin e Ruben Amorim.

24-vjeçari ka luajtur vetëm 74 minuta gjithsej në tre paraqitje si zëvendësues në Premier League këtë sezon, dhe sipas “Daily Star”, ai do të kërkojë transferimin për të siguruar më shumë hapësirë dhe për të rritur shanset për të qenë pjesë e skuadrës së Holandës në Kupën e Botës.

Sipas “TalkSPORT” West Ham United është e gatshme t’i ofrojë sulmuesit një mundësi larg ‘Old Trafford’, përmes një huazimi gjatë dimrit.

Zirkzee iu bashkua Manchester United nga Bologna për një shumë prej rreth 36 milionë funtesh, por deri tani nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez, duke shënuar vetëm tre gola në Premier League.



Read it all at Bota Sot