Ylli i Kombëtares shqiptare shpërblehet

- Bota Sot

Ylli i Kombëtares shqiptare shpërblehet

Jasir Asani u shfaq protagonist në raundin e dytë të Champions League aziatike.

Ai shënoi gol në fitoren 2-0 që ekipi i tij iranian, Esteghlal arriti përballë Al Wehdat.

Pas ndeshjes, ai ishte më i miri në fushë për ekipin e tij në atë mbrëmje Champions.

Mediumi “SofaScore”, e vlerësoi me notën e lartë 9.1, teksa përsëri e ka shpërblyer.

Sot, i njëjti medium e ka bërë Asanin pjesë të “Formacionit të Javës” në Champions League aziatike. Krah tij është ish-i i Barcelonës, Munir El Haddadi, i cili asistoi për shqiptarin në golin e shënuar.



Read it all at Bota Sot