Interi e ka seriozisht për Nico Paz

- Bota Sot

Interi e ka seriozisht për Nico Paz

Sipas TyC Sports, një nga portalet më të njohura sportive në Argjentinë, Interi është gati të paraqesë një ofertë prej 58 milionë eurosh për Nico Paz, fantazistin argjentinas që aktualisht luan për Como-n.

Por pse duhet të negociohet me Real Madridin? Sepse “Los Blancos” e kanë ruajtur një klauzolë riblerjeje prej 10 milionë eurosh, e cila mund të ushtrohet verën e ardhshme.

Kjo do t’i lejonte klubit madrilen të rikthejë lojtarin në “Santiago Bernabéu” për një shumë shumë të ulët krahasuar me vlerën aktuale të tregut.

Interi e ka pëlqyer gjithmonë talentin argjentinas. Madje, Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i klubit zikaltër, ka pasur edhe një darkë me babain e lojtarit, me të cilin ka luajtur në kombëtaren e Argjentinës. Sipas burimeve, drejtuesit e Interit kanë vendosur kontakte me menaxherët e Paz për të përshpejtuar negociatat dhe për të shmangur konkurrencën e mundshme nga klubet e tjera evropiane.

Ndërkohë, Nico Paz po shkëlqen në Serie A. Ai e ka nisur sezonin në mënyrë fantastike: 4 gola dhe 4 asistime deri tani, ndërsa Como ka pësuar vetëm një humbje në kampionat. Objektivi i tij personal është pjesëmarrja në Botërorin e verës së ardhshme me kombëtaren e Argjentinës, ku deri tani ka 5 paraqitje.

Paz sezonin e kaluar shënoi 6 gola në Serie A, ndërsa tashmë, në tetor, ka arritur katër realizime, duke treguar një rritje të jashtëzakonshme.



Read it all at Bota Sot