Partizani do të përballet me Egnatian

- Bota Sot

Partizani do të përballet me Egnatian

Partizani do të përballet me Egnatian këtë të shtunë, në kuadër të javës së 8-të të Superiores.

Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 17:00.

Në prag të këtij dueli ka reaguar edhe trajneri i “të kuqve”, Oltijon Kërnaja, duke sqaruar edhe deklaratën pas ndeshjes me Flamurtarin, për “spiunin” që i kishte dhënë informacione në momentet e fundit.

“Përshëndetje, ashtu siç e thamë edhe përpara ndeshjes me Flamurtarin ekipit i duhej fitorja për të dalë nga ngërçi psikologjik që ishte për shkak të rezultateve të njëpasnjëshme jo të mira për ekipin tonë, por falë Zotit ja arritëm qëllimit që të fitonim dhe tani gjendja duket shumë e mirë, shumë solide.

Djemtë kanë bërë një javë shumë të mirë stërvitje, jemi gati për ndeshjen e nesërme.

Egnatia është ekipi kampion në fuqi, ndeshje e vështirë, e respektojmë, por ne kërkojmë maksimumin.

Dëmtime nuk kemi, edhe Preka që kishte një problem shëndetësor është i gatshëm, do të japim 110% e mundshëm në fushë", tha Kërnaja.



Read it all at Bota Sot