Shkëndija mori fitoren e parë dhe historike në fazën kryesore të UEFA Conference League, duke mundur 1:0 Shelbourne FC nga Irlanda.
Një autogol i mbrojtësit Patrick Barrett në minutën e dytë të kohës shtesë na i dha tri pikët e para, nga një ndeshje që la për të dëshiruar në aspekt të paraqitjes në terren.
Trajneri Jeton Beqiri u paraqit në konferencë për media pas ndeshjes dhe u shpreh tejet i lumtur me fitoren:
“Emocione gjithmonë ekzistojnë në futboll.
Unë jam nga ato trajnerët që e kontrolloj veten, gjatë gjithë situatave, pavarësisht se unë nuk festoj golat e shënuar asnjëherë, gëzimi dhe emocioni pozitiv brenda vetes ekzistojnë, pasi të shënosh gol në minutat shtesë është diçka e jashtëzakonshme.
Por mos të mendojmë se kemi të bëjmë me kundërshtar të dobët.
Në këtë Ligë, nuk ekzistojnë kundërshtarë të dobët apo të lehtë, për shkak se gjithmonë shohim rezultatet.
Këta kur kanë luajtur me ekipet kundërshtare kanë bërë mirë dhe unë jam i kënaqur me tre pikëshin e fituar sot”.