Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke kaluar momente fantastike te skuadra e Sunderlandit.
Sipas faqes “Gardient”, Xhaka është i pari sa i përket distancës së vrapimit gjatë tetë javëve në Premier League.
Xhaka ka vrapuar 89.29 kilometra dhe i dyti pas tij është Elliot Anderson i Nottinghamit me 88.44 kilometra.
33-vjeçari në tetë ndeshje në Premier League ka bërë tri asistime.