Tifozi i Zrinjskit nga Mostari, vdes para ndeshjes kundër Mainzit.
Trupi i tij gjendet në dhomën e hotelit
“Tifoz i Zrinjskit nga Mostari, Slaven Doliq, vdiq në Gjermani pak para ndeshjes kundër Mainz në qytetin me të njëjtin emër”, shkruajnë mediat boshnjake.
“Para fillimit të ndeshjes së mbrëmshme në Mainz, na goditi një lajm i trishtueshëm.
Anëtari dhe miku ynë nga Rame, Slaven Doliq - na la papritmas. Slaven, pushoftë në paqe”, shkruan në faqen e klubit Ultras nga Mostari.
Tifozët e Zrinjskit i bënë homazhe Slavenit me një minutë heshtje para ndeshjes, ndërsa policia aktualisht po heton të gjithë rastin.
Trupi i pajetë i Slaven u gjet në një apartament në Mainz.