Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sqaroi paralajmërimin e Vladimir Putin pas raportimeve se Ukraina vazhdon të kërkojë raketa ‘Tomahawk’ dhe se SHBA nuk do të kundërshtonte përdorimin e tyre kundër Rusisë.
“Kjo është një përpjekje për eskalim,” tha Putin anëtarëve të grupit të gazetarëve të Kremlinit të enjten. “Megjithatë, nëse armë të tilla përdoren për të goditur territorin e Federatës Ruse, përgjigja do të jetë shumë serioze, nëse jo e jashtëzakonshme. Le t’i mendojnë mirë”.
Gjatë bisedës së tij të përditshme me median sot, Peskov shpjegoi se një përgjigje “e jashtëzakonshme” do të pasonte “përpjekjet” për të goditur Rusinë dhe jo dërgesat e raketave për Ukrainën.
“Mendoj se deklarata ishte kaq e qartë dhe e plotë sa nuk ka asgjë për të sqaruar”, shtoi Peskov.
Peskov gjithashtu tha se Donald Trump kishte “shtyrë, jo anuluar” takimin me Putin, i cili pritej të mbahej së shpejti në Budapest.