Talenti shqiptar po e çon peshë Malin e Zi

- Bota Sot

Talenti shqiptar po e çon peshë Malin e Zi

Futbollisti i talentuar, Mark Gjokaj, debutuesi më i ri në historinë e Deçiqit nga Tuzi, impresionoi me performancën e tij në fitoren 3:2 kundër Buduçnostit të Podgoricës, në kuadër të tetës së finales së Kupës së Malit të Zi.

“Pas titullit të kampionatit, Deçiqi ngriti trofeun e Kupës së Malit të Zi në sezonin e kaluar, dhe janë në një pozicion të shkëlqyeshëm në këtë sezon.

Së bashku me Sutjeskën, ata janë në krye të tabelës dhe në Kupë janë në çerekfinale, pasi eliminuan kampionin aktual të Malit të Zi, Buduçnostin, në derbin në stadiumin “Besa””, shkruan media malazeze “Vjesti”.

Kundër Buduçnostit, më shumë ovacione nga spektatorët në tribunat e mbushura u drejtuan ndaj lojtarit më të ri në derbi, 16-vjeçarit Marko Gjokaj.

“Më pëlqen driblimi, loja një me një. Megjithatë, e di sa i rëndësishëm është një pasim në kohë për rezultatin dhe ekipin.

Në fund, mora lëvdata për lojën time nga stafi i trajnerëve, trajneri Nebojsha Jandriq, por edhe nga shokët e mi të ekipit, nga të cilët kam pasur mbështetje të pakursyeshme që kur u transferova në ekipin e parë në moshën 15 vjeçare - tregon për mediumin malazez debutuesi më i ri në historinë e skuadrës shqiptare.

Ai debutoi në moshën 16 vjeç e 45 ditë, këtë sezon ka bërë gjashtë paraqitje në kampionat për skuadrën shqiptare. Kundër Buduçnostit në Kupë, ai ishte titullar për herë të parë këtë sezon.



Read it all at Bota Sot