Vllaznia “shtyp” Tiranën dhe “blindon” kreun

- Bota Sot

Vllaznia “shtyp” Tiranën dhe “blindon” kreun

Është mbyllur Klasikja e Parë mes Vllaznis dhe Tiranës. 90 minutat e  kësaj përballjeje kanë prodhuar plot 4 gola.

Fillimisht ishte Tirana që kaloi në avantazh ndaj shkodranëve, me Tabekun në minutën e 8-të. Por avantazhi I bardhebluve zgjati vetëm 7 minuta, pasi Vllaznia do të barazonte me Yago në minutën e 15.

Ndërkohë për të përmbysur gjithçka menduan Mala – Balaj. Një kombinim I dyshes solli golin e dytë për shkodranët, me kapitenin që mposhti Tafas për 2-1. Me këtë rezultast është mbyllur pjesa e parë në Shkodër.

Pjesa e dytë kishte një dinamikë tjetër. Shkodranët mbetën me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të Kuros, ndërsa në minutën e 79-të, kur Kastrati shndërron në gol një penallti të shënuar nga Balaj.

Pavarësisht këmbënguljes së bardhebluve nuk ndryshoi rezultati dhe kështu mbyllet kjo sfidë, me shkodranët që marrin një 3 pikësh tjetër të rëndësishëm.



Read it all at Bota Sot