Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë këtë të premte pasi një 18-vjeçar ka mbytur nënën e tij me peshqir në banesë.
Sipas raportimeve, i riu jetonte me të atin pas divorcit të prindërve ndërsa thuhet se përplasjet me nënën kanë qenë të shpeshta.
Mediat vendase bëjnë me dije se nga hetimet paraprake, 18-vjeçari ka marrë një peshqir në tualet dhe ka mbytur nënën e tij.
Policia u njoftua nga vetë i riu pas krimit. "Ejani më arrestoni."-mësohet ti ketë thënë policisë 18-vjeçari.
Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje në lidhje me rastin në fjalë.