Si rreshtohen Milani dhe Pisa në duelin e mbrëmjes?

- Bota Sot

Si rreshtohen Milani dhe Pisa në duelin e mbrëmjes?

Do të startojë në orën 20:45, dueli mes Milanit dhe Pisës.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Ndër risitë e Alegrit spikat aktivizimi si titullar i Koni De Uinter, që për herë të parë nis një ndeshje nga minuta e parë.

Fikajo Tomori pushon këtë radhë, ndërsa Saelemaekers rikomandohet në rolin e krahut të djathtë në skemën 3-5-2, me Athekame që ulet në stol. Në mesfushë konfirmohen Riçi dhe Bartesaghi, në pritje të rikuperimit të Rabiot, Loftus-Çdhe Esupinan.

Për herë të parë aktivizohet dysheja sulmuese Himenez–Leao: sulmuesi meksikan kërkon golin e parë me fanellën kuqezi, pasi në dy ndeshjet e fundit ka fituar dy penallti.

Në kampin tjetër, Xhilardino rikuperon Toure, i cili rimerr vendin e tij në të djathtë. Ka risi edhe në sulm, ku për herë të parë luajnë bashkë Nzola dhe Meister. Anjori mbetet jashtë, ndërsa Bonfanti futet në formacionin titullar. Albiol konfirmohet si lider i mbrojtjes.

FORMACIONET ZYRTARE: 

MILAN (3-5-2): Maignan; De Winter, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Ricci, Bartesaghi; Gimenez, Leao.

Në stol: Terracciano, Pittarella, Nkunku, Tomori, Athekame, Odogu, Sala. Trajner: Massimiliano Allegri.

PISA (3-5-2): Semper; Caracciolo, Albiol, Canestrelli; Touré, Akinsanmiro, Aebischer, Tramoni, Bonfanti; Nzola, Meister.

Në stol: Nicolas, Angori, Marin, Leris, Hojholt, Cuadrado, Buffon, Vural, Moreo, Calabresi, Piccinini, Denoon, Lorran. Trajner: Alberto Gilardino.



Read it all at Bota Sot