Messi shkëlqen me dy gola në fitoren e Inter Miamit

- Bota Sot

Messi shkëlqen me dy gola në fitoren e Inter Miamit

Lionel Messi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme fazën “play-off” të Kupës MLS, duke shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Inter Miamit ndaj Nashville SC të premten mbrëma.

Argjentinasi, që një ditë më parë nënshkroi zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028, u shpërblye para ndeshjes me çmimin “Këpuca e Artë”, pasi përfundoi sezonin e rregullt me 29 gola në 28 ndeshje.

Messi zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të pas një kombinimi të bukur me Luis Suarezin. Më pas, Tadeo Allende dyfishoi avantazhin në minutën e 62-të, ndërsa Messi shënoi përsëri në fund të ndeshjes, duke vulosur fitoren.

Goli i vonshëm i Hany Mukhtar për Nashville vetëm sa uli diferencën në 3-1.

Trajneri Javier Mascherano paralajmëroi se skuadra duhet të qëndrojë e përqendruar për ndeshjen e dytë, që do të luhet më 1 nëntor në Nashville.

Komisioneri i MLS-së, Don Garber, e quajti rinovimin e Messit “një dhuratë për futbollin amerikan”, ndërsa bashkëlojtari Rodrigo De Paul tha se “ta kesh Messin në ekip është një avantazh që duhet shijuar çdo javë”.



Read it all at Bota Sot