Policia e Kosovës ndalon disa raste të kalimit të paautorizuar të kufirit

- Bota Sot

Policia e Kosovës ndalon disa raste të kalimit të paautorizuar të kufirit

Policia e Kosovës ka ndaluar gjatë ditës së djeshme disa raste të kalimit të paautorizuar të kufirit në zona të ndryshme të vendit.

Në fshatin Stublinë të Gjilanit, njësiti policor ndaloi një veturë me targa zvicerane, në të cilën ndodheshin dy meshkuj kosovarë që kishin hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë. Në automjet gjendej mall i përdorur, i cili u dërgua në terminal doganor. Pas procedurave policore dhe doganore, të dyshuarit së bashku me veturë dhe mall janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar se në Hani i Elezit, një shtetas i Maqedonisë së Veriut u ndalua pasi kaloi kufirin në mënyrë të kundërligjshme jashtë pikës kufitare. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Rogoqicë të Kamenicës, dy shtetas serbë u ndaluan pasi kaluan kufirin ilegalisht me automjete. Në një nga automjetet u gjet një aspirator kuzhine, i cili u sekuestrua dhe dërgua në terminal doganor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit u liruan dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.



Read it all at Bota Sot