Ballkani dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes së vlefshme për javën e 10-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Orges Shehit vjen nga një formë e mirë me tri fitore nga katër ndeshjen e fundit dhe synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për tri pikë të reja të cilat do ta afronin edhe më shumë me Prishtinën lidere.
Në anën tjetër, ekipi i Debatik Currit ka marrë një fitore ndaj Prishtinës së Re në ndeshjen e fundit dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive për t’u ngjitur në tabelë, pasi momentalisht gjendet në zonën e rrezikshme.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Iljazi; Vokrri, Batarelo, Jashanica, Letaj; Ismajlgeci, Deliu, Diene; Tolaj, Serebe, Tolaj;
Gjilani: Laroshi; Thaqi, Adili, Zebic, As.Thaqi; Bilalli, Boshnjaku, Totre; Morina, Jarovic, Prapashtica.