Prishtina e Re dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes së vlefshme për javën e 10-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ekipi nga Hajvalia është nikoqir i malishevasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i udhëhequr nga Shpëtim Babaj nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit me katër humbje dhe një barazim, kështu që synon t’i kthehet tri pikëve të plota.
Në anën tjetër, ekipi i Qatip Osmanit gjithashtu ka një rënie me dy humbje në dy ndeshjet e fundit dhe dëshiron t’i kthehet rezultateve pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina e Re: Morales; Hasanaj, Rudaj, Prençi, Vitija; Zeqiri, Baholli; Fazliu, Gomes, Dadet; Friday Eze;
Malisheva: Avdyli; Vitija, Kryeziu, Opeh, Veliu; Djigi, Ferati; Aliu, Diatta, Xhylani; Zeka.