Shqiptari shënon në Korenë e Jugut

- Bota Sot

Shqiptari shënon në Korenë e Jugut

Futbollisti Leonard Pllana ka realizuar gol në Ligën e Dytë të Koresë së Jugut.

Pllana me ekipin e tij Gimpo FC pësuan humbje të thellë në udhëtim, me rezultat 4:1 nga Busan.

Pllana shënoi nga penalltia në minutën e 90+1.

Pllana u paraqit nga minuta e 46-të. 

Pas javës së 36-të, Busan zë vendin e shtatë me 54 pikë e ka tre më shumë se Gimpo FC në të tetin.



Read it all at Bota Sot