Granit Begolli është zyrtarizuar kryetrajner i ri te skuadra e futbollit Feronikeli 74 nga Drenasi.
“Nikli” ka ambicie rikthimin në shoqërinë e më të mirëve, në Superligën e Kosovës.
“FC Feronikeli 74 njofton me kënaqësi rikthimin e trajnerit Granit Begolli në krye të ekipit tonë.
Granit Begolli, trajneri i njohur që na ka udhëhequr drejt inkuadrimit në Superligë, rikthehet sërish në bankinën e klubit tonë për të vazhduar me tutje. Ai është një emër i dëshmuar në futbollin kosovar, me eksperiencë si trajner te klubet: Liria, Vushtrria, Suhareka, Vëllaznimi e të tjera.
Në të njëjtën kohë, ekipi ynë teknik përforcohet edhe me trajnerin Arsim Tershani.
Tershani është aktualisht trajner kondicional tek Kosova U19, ndërsa më herët ka qenë pjesë e shtabeve teknike të disa prej klubeve elitare të Superligës dhe Ligës së Parë si: Llapi, Malisheva, Ballkani, Ferizaj,
Arbëria, ku ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përgatitjen fizike të ekipeve.
Ky është një hap i rëndësishëm për FC Feronikeli 74, duke fuqizuar shtabin teknik me profesionalizëm, përvojë dhe vizion për sukses”, njofton FC Feronikeli 74.