Sunderlandi ka shakktuar senzacion, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Chelsean, në takimin e javës së nëntë të Premier League.
Garnacho shënon në minutën e 4-të për epërsinë e Chelseat.
Mysafirët barazuan në minutën e 22-të.
Autor i golit është Isidor.
Kapiteni Granit Xhaka ka treguar angazhim të madh me shokë, duke importuar tre pikë nga stadiumi "Stamford Bridge” në Londër.
Futbollisti Talbi në minutën e 90+2 ka realizuar për fitoren e Sunderlandit.
Sunderland ngritet në vend të dytë me 17 pikë, ka dy më pak se lideri Arsenali dhe Chelsea bie në pozitën e shtatë me 14 sosh.