Ademi prezent në ndeshjen Hoffenheim – Heidenheim, jep shpresa për Ramajn e Ibrahimoviçin

- Bota Sot

Ademi prezent në ndeshjen Hoffenheim – Heidenheim, jep shpresa për Ramajn e Ibrahimoviçin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ishte sot në tribuna për ta parë nga afër ndeshjen e Bundesligës mes Hoffenheimit dhe Heidenheimit.

Për Hoffenheim luajnë tre futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, kurse për Heidenheim luajnë Arijon Ibrahimovic dhe Diant Ramaj, me të cilët janë në bisedime për ta përfaqësuar Kosovën.

Pas ndeshjes, Ademi u takua me Asllanin dhe Hajdarin.

"Sot pata kënaqësinë të jem mysafir i Hoffenheimit në ndeshjen kundër Heidenheimit në Bundesligë, ku në formacionet startuese ishin plot pesë futbollistë kosovarë.

Asllani, Hajdari e Abdullahu luajtën për Hoffenheimin kundër Heidenheimin të portierit Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimoviçit.

Vërtet ishte kënaqësi t’i shihje pesë futbollistë kosovarë në dy ekipe të Bundesligës.

Uroj që shumë shpejt t’i shohim të gjithë me të njëjtën uniformë!", ka shkruar Ademi.



Read it all at Bota Sot