Gazetari gjerman Florian Plettenberg e bën fakt të kryer largimin e Fisnik Asllanit nga Hoffenheim në afatin e verës 2026.
“Fisnik Asllani shënon golin e tij të pestë të sezonit në Bundesligë në fitoren 3-1 të Hoffenheim në shtëpi kundër Heidenheim”.
“Sulmuesi premtues 23-vjeçar do të largohet nga Hoffenheim në verë për shkak se ka një klauzolë largimi”.
Fisnik #Asllani scores his fifth goal of the Bundesliga season in a 3:1 home win against Heidenheim.
“Barcelona është ndër ekipet më të interesuara, por edhe klube nga Anglia dhe top klubet gjermane gjithashtu po e ndjekin nga afër”, ka raportuar Plettenberg i Sky Sports.
Kujtojmë që sulmuesi kosovar sot shënoi gol në fitoren e Hoffenheimit ndaj Heidenheimit me rezultatin 3:1.
Për Asllanin ka disa skuadra të interesuara, përfshi këtu edhe Barcelonën, sipas gazetarit të Sky Sport.