Rusi u shtir si luftëtar i Azov, ukrainasit e zbuluan duke shqiptuar gabim një fjalë

- Bota Sot

Rusi u shtir si luftëtar i Azov, ukrainasit e zbuluan duke shqiptuar gabim një fjalë

Ushtarët ukrainas nga Brigada 28 e Mekanizuar kapën robin e tyre të parë rus të luftës.

Bëhet fjalë për një sabotator rus, detyra e të cilit ishte të drejtonte grupe zbulimi në qytetin Kostyantynivka në Donetsk, njoftoi Brigada e 28-të e Mekanizuar në një video në YouTube.

"I burgosuri nuk është një rekrut i zakonshëm. Ky është Oleg, një sabotator armik që duhej të udhëhiqte grupet ruse në qytet. Ai duhej të përgatiste terrenin për një pushtim nga brenda. Nuk funksionoi. Ai u kap dhe kështu planet e pushtuesve për të forcuar forcat e tyre në Kostiantynivka u penguan. Ironikisht, artileria, e cila zakonisht godet nga larg, këtë herë funksionoi nga afër."

Ushtarët ukrainas treguan se shkuan për të marrë një dron dhe në një distancë prej rreth një kilometri panë një burrë me uniformë ruse. Kur iu afrua, rusi u shtir sikur ishte një luftëtar i brigadës Azov, por theksi i tij e zbuloi kur iu kërkua të thoshte fjalën "Palianytsia".

Është një lloj buke ukrainase që rusët e kanë të vështirë ta shqiptojnë saktë, andaj është përdorur që nga fillimi i pushtimit si provë për të identifikuar ushtarët dhe sabotatorët rusë.

I burgosuri, i cili tha se quhej Oleg nga qyteti rus Penza, ka luftuar për më shumë se tri vjet kundër ukrainasve dhe tash ai pritet të shkëmbehet si rob lufte, raporton KosovaPress.



Read it all at Bota Sot