Shpërthen Bepe Marota pas humbjes së Interit me Napolin

- Bota Sot

Shpërthen Bepe Marota pas humbjes së Interit me Napolin

“Penalltia e dhënë për Napolin ishte vendimtare për të prishur ekuilibrin e ndeshjes, edhe pse më pas Napoli e meritoi fitoren”.

Këto ishin fjalët e presidentit të Interit, Bepe Marota, pas humbjes në “Maradona” ndaj skuadrës së ish-trajnerit Antonio Konte.

Marota shpjegoi se arbitri fillimisht nuk kishte akorduar penallti, por vendimi erdhi pas ndërhyrjes së gjyqtarit anësor: “Arbitri nuk kishte fishkëllyer, por penalltia u dha nga sinjalizimi i anësorit.

Një situatë e tillë do të kishte merituar ndërhyrjen e VAR-it. Më pas ai fishkëllen sepse vendos asistenti.

Mjaft më me ‘rigorina’, arbitri nuk mund të ndikohet nga një ndihmës që ndodhet 30 metra larg”.

Numri një i Interit pranoi gjithashtu se episodi ndikoi në gjendjen emocionale të skuadrës: “Lojtarët ishin të tensionuar, ajo penallti krijoi nervozizëm.

Ndikimi ekzistoi. Megjithatë, Napoli mund ta kishte fituar ndeshjen edhe pa atë episod”, përfundoi Marota.



Read it all at Bota Sot