Burri u arrestua pas videos virale të një përpjekjeje të dyshuar për përdhunim në trenin e Parisit

- Bota Sot

Burri u arrestua pas videos virale të një përpjekjeje të dyshuar për përdhunim në trenin e Parisit

Një i dyshuar është arrestuar pasi pamjet që duket se kapin përpjekjen e dyshuar për përdhunim të një gruaje në një tren pranë Parisit u bënë virale, thonë mediat lokale.

Jhordana Dias, një shtetase braziliane 26-vjeçare, dyshohet se u sulmua më parë këtë muaj. Ajo i tha gazetës Le Parisien se burri hipi në tren, e shtyu dhe u përpoq ti ulte të brendshmet.

E alarmuar nga britmat e saj, një pasagjere tjetër nxori telefonin e saj për të filmuar. Pamjet filmike kapin një burrë duke ikur ndërsa treni hyn në një stacion.

Incidenti ka ringjallur diskutimet rreth sigurisë së grave në Francë.

Sipas mediave franceze, një burrë u arrestua të premten në mbrëmje nga policia e transportit në Mantes-la-Jolie, në veriperëndim të Parisit. Ai u gjurmua atje nga hetuesit, por nuk është e qartë se si.

Ai nuk mbante dokument identifikimi në kohën e arrestimit të tij, por i tha policisë se ishte një shtetas egjiptian 26-vjeçar, thonë raportet e medias.

Ai mbetet në paraburgim. Incidenti i dyshuar ndodhi më 15 tetor midis stacioneve të trenit Choisy-le-Roi dhe Villeneuve-le-Roi, në juglindje të Parisit.

Videoja tregon një burrë të veshur me tuta të zeza dhe një kapele në një vagon.

Ndërsa dëgjohen britmat e një gruaje, gruaja që filmon mund të dëgjohet duke thënë "ti qëndro aty", ndërsa burri duket se fillon ti afrohet.

Treni më pas hyn në një stacion dhe burri zbret dhe ikën me vrap poshtë platformës.

Gruaja që filmoi incidentin, e identifikuar në mediat franceze vetëm si Marguerite, që atëherë është vlerësuar gjerësisht si personi që e shpëtoi Dias nga një sulm më serioz.

Dias, e cila nuk flet frëngjisht, thuhet se paraqiti një ankesë në polici në Choisy-le-Roi me ndihmën e vëllait të saj, i cili përktheu dëshminë e saj.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke bërë që shumë gra të ndajnë përvojat e tyre të ngacmimit në transportin publik në Francë.

Dy gra të tjera i kanë thënë gazetës Le Parisian që atëherë se kishin qenë viktima të të njëjtit burrë. 



Read it all at Bota Sot