Karl cilësohet si pasardhësi i Riberyt

- Bota Sot

Karl cilësohet si pasardhësi i Riberyt

I riu Lenart Karl (17 vjeç) bëri bujë të madhe në Ligën e Kampioneve.

Tani, një ish-yll i Bajernit është mahnitur nga paraqitja e tij. Didi Haman (52 vjeç) për “Skaj”: “Nuk është diçka e zakonshme që dikush që s’ka mbushur ende 18 vjeç të luaj në këtë nivel në Ligën e Kampionëve, dhe kjo tregon se Karl është jashtëzakonisht i talentuar.

Ai gjithashtu ka një vetëbesim të shëndetshëm. Më pëlqen guximi i tij për të provuar diçka të re.”

DHE SHTON – “Ai luan i çlirët, sikur të ishte në një fushë futbolli lagjeje.

Në duelet një për një është jashtëzakonisht i vështirë për tu ndalur. Vazhdon të përpiqet, edhe kur ngec.

Kjo i ndihmon çdo skuadër. Është një lojtar tepër interesant dhe stili i tij më kujton Frenk Riberin.” Riberi iu bashkua Bajernit nga Marseja në vitin 2007 për një tarifë transferimi prej 30 milionë eurosh.

Deri në vitin 2019, ai kishte fituar nëntë tituj kampion, gjashtë Kupa të Gjermanisë, Superkupën e UEFA-s dhe Ligën e Kampionëve, ndër të tjera. Në nder të “Perandorit” Franc Bekenbauer, francezi u quajt gjithashtu “Perandori Frank”.

Ndërkohë, Lenart Karl tani është pagëzuar me nofkën “Karl i Madh”, sipas ish-mbretit të Perandorisë së Frankëve.

HAMAN – “Karl është një nga talentet më të mëdha, jo vetëm për Bajernin, por edhe për futbollin gjerman.

A mund të jetë kandidat për kombëtaren?

Ai ka luajtur vetëm një herë si titullar në Ligën e Kampionëve.

Duhet të presim e të shohim çfarë do të ndodhë pas shtatë ose tetë muajsh.

Do të isha i kujdesshëm dhe do të qëndroja me këmbë në tokë për momentin.” Shoku i tij i skuadrës, Herri Kejn, tashmë beson se ai mund të ketë një rol në Kombëtaren Gjermane për Kupën e Botës 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Sulmuesi, në një pyetje nga “BILD”, tha: “Kush e di, nëse do të luajë më shpesh nga tani e tutje dhe siç luajti sot, atëherë ai ka një shans!”



Read it all at Bota Sot