Kapiteni Granit Xhaka e udhëhoqi Sunderlandin drejt fitores me rezultat 2:1 kundër Chelseat, në ndeshjen e javës së nëntë në Premier League në futboll.
“Ekipi i sapongjitur në kategori arriti një sukses të madh të shtunën. Sunderland shënoi fitore me rezultat 2:1 në minutën e fundit kundër Chelseat.
Granit Xhaka, kapiteni i ekipit kombëtar të Zvicrës, ishte thjesht i jashtëzakonshëm në fitoren kundër Chelseat.
Ai u përfshi në çdo sfidë dhe nxori jashtë loje dy mesfushorë të Chelseat, Moses Caicedo dhe Enzo Fernandez, të cilët së bashku vlejnë mbi 220 milionë euro.
Ai fitoi më shumë ndërhyrje se çdo lojtar tjetër në fushë dhe nuk bëri asnjë faull.
Kapiteni i ekipit kombëtar vazhdon sezonin e tij të fortë deri më tani. Ai gjithashtu mban shiritin e kapitenit në Sunderland dhe nuk ka humbur asnjë minutë”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
"Ai është transferimi më i mirë i sezonit", shkruan “Sky Sport për Xhakën”, i cili menjëherë u bë një lider në klubin e tij të ri.
Pra, Sunderland është rikthyer midis emrave të mëdhenj në Premier League.