Jasir Asani nuk di të ndalet!

- Bota Sot

Jasir Asani nuk di të ndalet!

Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Esteghlal po luan në transfertë përballë Fajr Sepasi.

Pjesa e parë e kësaj sfide, është mbyllur me shifrat 0:2 në favor të ekipit të shqiptarit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 42-të të sfidës.

“Mëngjarashi” nga Shkupi, e tundi rrjetën në minutën e 42-të të sfidës, duke i dhënë një “dorë” afrimit me fitoren.

Asani po kalon një formë mjaft të mirë.

Vetëm 3 ditë më parë, ai shënoi gol në Champions League aziatike, madje u bë pjesë e “Formacionit të Javës”, në këtë kompeticion.



Read it all at Bota Sot