Ndeshja e çmendur në Podujevë, Llapi fiton me përmbysje

- Bota Sot

Ndeshja e çmendur në Podujevë, Llapi fiton me përmbysje

Ndeshje me kthesa të çmendura në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës së Skenderajt.

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Drenicës, në ndeshjen e javës së dhjetë në elitën e futbollit të Kosovës.

Fitore me përmbysje.

Llapi udhëhoqi me 2:1, pastaj Drenica me 2:3 dhe përfundoi me 4:3 në favor të llapjanëve.

Për Llapin shënuan Blakçori (4), Gnapi Dabie (20), Zeqiri (77) e Hyseni (88) dhe për udhëtuesit realizuan Uka (5 e 59) dhe Krasniqi (43).

Llapi ngritet në vend të pestë me 13 pikë e Drenica bie në të shtatin me 11 sosh.



Read it all at Bota Sot