Drita ndal tre pikë në duel me Ferizajn

- Bota Sot

Drita ndal tre pikë në duel me Ferizajn

Drita e Gjilanit ndal tre pikë në vatër të vet në përballje me Ferizajn. 

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Ferizajt, në ndeshjen e javës së dhjetë të elitë së futbollit të Kosovës. 

Për Dritën shënuan Iljazi (17-autogol), Bejtullai (52) e Arthur (81) dhe për Ferizajn Bejtullai (39-autogol).

Drita ngritet në vend të tretë me 17 pikë e ka 8 më pak se lideri Prishtina dhe Ferizaj renditet në vend të nëntë me 10 sosh.



Read it all at Bota Sot