Supersfida Real - Barcelona elektrizon Spanjën

- Bota Sot

Supersfida Real - Barcelona elektrizon Spanjën

Në orën 16:15 të gjithë sytë e futbolldashësve do të jenë në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi do të presë rivalët e përjetshëm Barcelonën në ndeshjen e vlefshme për raundin e 10-të në La Liga.

Madrilenët vijnë të plotë në këtë sfidë dhe me një dëshirë të madhe për tu hakmarrë ndaj blaugranave për 4 humbjet e sezonit të shkuar.

Nga ana tjetër katalanasit kanë shumë mungesa të rëndësishme si Rafinja, Levandovski, Garsia.

Për Çabi Alonson është një ndeshje e rëndësishme si trajner në “El Clasico” ndërsa Hansi Flik do ta ndjekë sfidë në tribunë për shkak të kartonit të kuq që mori javën e shkuar me Gironën.

Ndërkohë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj supersfide.

Nuk mund të mungojnë surprizat, ndërsa Barcelona ka mungesa të rëndësishme si Levandovski dhe Rafinja.

Te Reali bie në sy prania e Kareras. Po ashtu edhe Huijsen do provojë emocionet e “El Clasico”-s.

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid: Kurtua; Kareras, Hujsen, Militao,Valverde, Kamavinga, Tçuameni, Bellingam, Vinicius, Gyler, Mbape

Trajner: Çabi Alonso

Barcelona: Shezni; Kunde, Kubarsi, Erik Garsia, Balde, Pedri, De Jong, Fermin, Lamin Jamal, Ferran, Rashford

Trajner: Markus Sog



Read it all at Bota Sot