Mal Junuzi është futbollisti më i ri i Egnatias.
Mesfushori 21-vjeçar ishte surprizë ditën e djeshme, në ndeshjen që rrogozhinasit barazuan 0:0 me Partizanin në “Arenën e Demave”, në kuadër të javës së 8-të të Superiores.
Pikërisht Junuzi, ishte i gatshëm në stol për Edlir Tetovën. Ai nuk mori minuta, por shihet si një lojtar premtues për të ardhmen e afërt. 21-vjeçari bashkohet kështu me Egnatian, pas disa aventurave në Shqipëri.
Mesfushori me origjinë nga Kumanova, ka luajtur më parë me Partizanin U19, Partizanin B dhe Lushnjën.
Ai gjithashtu ka marrë minuta me Partizanin A, gjatë sezonit 2022/2023, kur “Demat” u shpallën kampionë.