FC Prizreni reagon: Jemi dëmtuar rëndë nga vendimet e gjyqtarëve

- Bota Sot

FC Prizreni reagon: Jemi dëmtuar rëndë nga vendimet e gjyqtarëve

Klubi i futbollit Prizreni ka reaguar ashpër pas humbjes si vendas nga Vushtrria, me rezultat 1:0 në takimin e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Prizrenasit ankohet se janë dëmtuar rëndë nga gjyqtarët.

Prizreni aktualisht renditet në vend të 14-të me 11 pikë të mbledhura.

“FC Prizreni sot është dëmtuar rëndë dhe në mënyrë të papranueshme nga vendimet e gjyqtarëve të ndeshjes – referi kryesor Kujtim Krasniqi dhe asistenti i dytë Egzon Dervishaj.

Për hir të sportit, të drejtës dhe respektit ndaj punës sonë, jemi të detyruar të reagojmë publikisht.

Çfarë ndodhi sot në fushë?

Në pjesën e parë, na u anulua një gol i pastër, pa asnjë arsye të drejtë legjitime.

Po ashtu, në pjesën e parë u injorua një penallti e qartë, klasike, para syve të referit kryesor dhe asistentit, të cilët kishin pamje të plotë të situatës.

Në pjesën e dytë, pas golit të epërsisë së KF Vushtrrisë, referi lejoi zhagitje të qëllimshme të lojës për minuta të tëra, duke prishur ritmin e lojës dhe duke dëmtuar garën sportive.

Klubi ynë do të dalë me video-incizime zyrtare, ku do të dëshmohen qartë këto momente dhe padrejtësitë që na janë bërë nga gjyqtarët e ndeshjes.

Ky nuk është rasti i parë!

Edhe në ndeshje të tjera kemi qenë të dëmtuar nga referimi. Por sot kupa është mbushur. Nuk mund të heshtim më. Pyesim publikisht: Kujt po i pengon FC Prizreni? Pse duhet të dëmtohemi sistematikisht?

Kërkesa jonë është e thjeshtë:

Barazi në fushë.

Respekt për mundin, djersën dhe sakrificën e lojtarëve tanë.

Drejtësi për klubin tonë që po punon me pasion dhe profesionalizëm.

FC Prizreni do të ndjekë të gjitha rrugët zyrtare dhe institucionale për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e klubit dhe garës”, reagon FC Prizreni.



Read it all at Bota Sot