Real Madridi ka fituar derbin më të madh në botë, me rezultat 2:1 kundër Barcelonës.
Derbi i rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, u karakterizua me rivalitet e më shumë raste shënimi.
Real Madridi kaloi në epërsi me rezultat 1:0 në minutën e 22-të.
Francezi Kylian Mbappeka doli i vetmuar me portier e shënoi në këndin e poshtëm të djathtë në minutën e 22-të, 1:0.
Fermin Lopez heshtin stadiumin “Santiago Bernebau” në Madrid.
Ai është autor i golit të barazimit.
Në minutën e 38-të, veprim i shpejt i Rashford e për bukuri asistoi deri të Fermin Lopez i cili nga 8-9 metra tundi portën e Realit, 1:1.
Në minutën e 43-të Jude Bellingham nga afërsia shkundi portën e Barcelonës, 2:1.
Në minutën e 52-të, Kylian Mbappe humbi penalltinë, goditjen e tij e priti portieri Szczesny. Goditja e tij në këndin e epërm të djathtë nuk e befasoi portierin Szczesny.
Pedri në minutën e 90+10 u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Tensione në fund të takimit, te pankina e Real Madridit.
Pas javës së dhjetë në Kampionatin e Spanjës, Reali kryeson me 27 pikë e ka pesë më shumë se Barcelona në vend të dytë.