‘Tensione’ mes Viniciusit dhe Yamalit, gjatë dhe pas ndeshjes

- Bota Sot

‘Tensione’ mes Viniciusit dhe Yamalit, gjatë dhe pas ndeshjes

Real Madridi fitoi “El Clasicon” e parë të sezonit, duke fituar 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

Para ndeshjes së madhe, ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal kishte dhënë disa deklarata, që si duket kanë ndikuar edhe te lojtarët e Real Madridit.

Ai e kishte quajtur Realin një klub “hajdutësh”, ndër të tjerash.

Gjatë ndeshjes, pos lojës, vëmendja e Viniciusit ishte edhe te Yamali.

“Vetëm po bën pasime mbrapa. Shko, pasoja mbrojtësve të tu”, duket t’i ketë thënë braziliani lojtarit spanjoll, raportojnë mediat spanjolle.

Pas ndeshjes, dy taboret patën një përplasje mes vete, teksa në atë moment kaosi, Vinicius raportohet t’i ketë thënë Yamalit: “Fol tani, fol”.

Reali ka 27 pikë pas dhjetë xhirove në La Liga, pesë më shumë se Barcelona në vendin e dytë.



Read it all at Bota Sot