Lamine Yamal nuk e ka duruar dot humbjen në “El Clasico” dhe menjëherë pas përfundimit të sfidës, ka qenë ai iniciatori i sherrit që plasi mes lojtarëve të dy skuadrave.
Sulmuesi e nisi duke i thënë diçka Karvahal, i cili i bëri me shenjë se fliste shumë.
Më pas shkoi edhe Kurtua dhe aty Jamal i ftoi për duel.
“Shihemi jashtë” u tha ai lojtarëve të Realit, teksa shokët e tij të skuadrës e shtynë jashtë për ta larguar sa më shpejt nga fusha.
Dhe ndërsa Jamal largohej, Vinicius iu vërsul për të larë hesapet që në fushën e lojës, i mbajtur nga krahët nga shokët e ekipit që shmangën përplasjen mes tyre para pankinave.