Kosova do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj për në Boëtëror.
Dardanët do të përballen me Slloveninë në datën 15 nëntor, ndeshje kjo që mund të përcaktojë rrugëtimin e Kosovës për në “Play Off” të Kupës së Botës.
Interesimi është i lartë nga të dyja tifozeritë, madje Federata Sllovene e Futbollit ka njoftuar se përveç tribunës ku do të jenë shqiptarët, në çdo tribunë tjetër duhet që tifozët të kenë simbole të skuadrës së Sllovenisë.
Sakaq, tifogrupi i Kosovës ka konfirmuar prezencën e tyre në këtë sfidë, duke shpjeguar edhe mënyrën se si do të funksionojë ndarja e biletave.