Carlos Alcaraz habiti botën me rezultatin e saktë të ‘El Clásico’-s

- Bota Sot

Carlos Alcaraz habiti botën me rezultatin e saktë të ‘El Clásico’-s

Kampioni i madh i tenisit, Carlos Alcaraz, i njohur për pasionin e tij të madh ndaj Real Madridit, është bërë viral pas parashikimit të tij të pabesueshëm për “El Clásico”-n e së dielës.

Para ndeshjes mes Real Madridit dhe Barcelonës, Alcaraz u pyet për rezultatin e mundshëm të sfidës dhe dha një përgjigje që më vonë doli 100% e saktë:

“Real Madrid do të fitojë 2:1 sot. Mbappé dhe Bellingham do të shënojnë.”

Dhe pikërisht kështu ndodhi. Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham ishin autorët e golave të fitores 2-1 për Real Madridin ndaj Barcelonës, duke bërë që parashikimi i Alcarazit të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale.

Pas ndeshjes, tifozët madrilenë e shpallën kampionin e tenisit “profet të Bernabeut”, ndërsa mediat spanjolle e përshkruan si “goditje perfekte” nga një madridist i lindur.

Një mbrëmje e madhe për Realin në fushë dhe për Alcarazin jashtë saj.



Read it all at Bota Sot