“Ke folur shumë”, si nisi sherri pas ndeshjes mes Carvajal e Vinicius me Yamal

- Bota Sot

“Ke folur shumë”, si nisi sherri pas ndeshjes mes Carvajal e Vinicius me Yamal

Fitorja 2:1 në “El Clasico” nuk ishte vetëm një sukses sportiv, por edhe një shfryrje emocionale ndaj rivalit historik.

Në qendër të debatit u gjend Lamine Yamal, i cili sipas mediave spanjolle kishte provokuar disa lojtarë të Realit para ndeshjes me deklarata ironike.

Kapiteni Dani Carvajal ishte i pari që reagoi në fund: “Ke folur shumë”, i tha mbrojtësi i djathtë bashkëkombësit të tij, duke shoqëruar fjalët me gjeste të qarta me duar.

Yamal reagoi menjëherë, duke e ftuar “ta sqarojnë jashtë”, por Carvajal vendosi të mos e thellojë përplasjen.

Situata u ndez më shumë kur ndërhyri Vinicius Junior. “Flet shumë, flet shumë”, i tha braziliani, duke përsëritur gjestin ndaj të riut të Barcelonës.

Replika e Yamalit “Dalja jashtë” e acaroi edhe më tej sulmuesin e Realit, që iu afrua me ton të ashpër, por shokët e skuadrës e ndaluan në kohë për të shmangur kontaktin fizik.

Sipas pamjeve televizive, dy lojtarët ishin përplasur edhe më herët gjatë ndeshjes, në minutat e para të pjesës së dytë. Vinicius i kishte thënë: “Flet gjithmonë jashtë, fol këtu!”, ndërsa në fund e ngacmoi me ironinë: “Ti bën vetëm pasime prapa.".



Read it all at Bota Sot