Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së janarit.
Portieri gjerman i cili aktualisht është i dëmtuar, do të kërkojë një aventurë të re me qëllim të arrijë formën e duhur për të qenë pjesë e Botërorit të vitit 2026.
Duke ditur që te Barcelona nuk ka më vend për të, Ter Stegen iu është ofruar tre klubeve të mëdha të Premier League: Man. United, Chelsea dhe Tottenham.
Ter Stegen pati një verë të trazuar te Barcelona, ku situata me drejtuesit e klubit të cilët i kërkonin largimin arriti deri në ekstrem.
Portierit gjerman iu hoq edhe shiriti i kapitenit, megjithatë në nisje të sezonit, palët bënë “paqe” mes tyre. Ter Stegen do të largohet fillimisht në formë huazimi, ndërsa te Barcelona nuk pritet t’i nxjerrin probleme.