Altin Aliu shpallet “Ylli i Javës” në Superligë!

- Bota Sot

Altin Aliu shpallet “Ylli i Javës” në Superligë!

Futbollisti i FC Malishevës, Altin Aliu, është shpallur “Ylli i Javës” për javën e dhjetë të Superligës së Kosovës, pasi me dy golat e tij siguroi fitoren 2:0 ndaj FC Prishtina e Re dhe tri pikë të rëndësishme për skuadrën malishevase.

Çmimi, që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar Albi Mall, u vlerësua nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Afrim Visoka, Agim Xhakolli dhe Fisnik Adem.

Pas marrjes së çmimit, Aliu u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe theksoi synimin e klubit për pjesëmarrje në garat evropiane.

“E kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrë shumë të mirë, duke e analizuar në detaje kundërshtarin. Malisheva është duke punuar në këndelljen e ekipit dhe shpresojmë që do të jemi në objektivat tona, si zakonisht. Objektivi i klubit tonë është dalja në Evropë.

Kemi pasur një lodhje dhe jemi duke e rimarrë formën tonë.

Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë gjatë lojës. Është ndjenjë e mirë të shpallesh lojtari më i mirë i javës dhe shpresoj që të shpërblehem më shpesh me këtë çmim”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.



Read it all at Bota Sot