Kampionati i Kosovës në futboll ka zhvilluar tashmë dhjetë xhiro mjaftë interesante dhe në këtë mesjave do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të.
Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të kësaj xhiro të cilat pritet të jenë mjaftë interesante.
Në qytetin e Gjilanit do të ndeshjen Gjilani dhe Dukagjini, skuadra të cilat po kërkojnë të gjejnë stabilitet në këtë fillim sezoni. Dukagjini i drejtuar nga Ismet Munishi e nisi shumë fuqishëm edicionin, por në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbjen, një barazim dhe një fitore dhe ka mbledhur 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke u renditur në venin e katër në tabelë.
Nga ana tjetër, Gjilani ka mbledhur vetëm 11 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke mbajtur vendin e tetë në tabelë.
Ballafaqimi tjetër është ai ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, duke që sjellë emocione pas të dy skuadrat synojnë kreun e tabelës. Momentalisht Ballkani ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Malisheva është e gjashta me 13 pikë.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.