Kërcënoi familjarët me thikë dhe plagosi 3 policë, arrestohet autori në Greqi

- Bota Sot

Kërcënoi familjarët me thikë dhe plagosi 3 policë, arrestohet autori në Greqi

Një burrë dhe vajza e tij janë vënë në pranga nga autoritetet greke. Mësohet se autoritetet morën një denoncim se një burrë po kërcënonte me thikë anëtarët e familjes së tij.

Menjëherë policia ndërhyrë për të parandaluar krimin brenda familjes.

Burri kërcënoi me thikë familjarët të hënën në mbrëmje në Tirnavos. Kur policia u përpoq ta çarmatoste burrin, situata agravoi në një përleshje ku për pasojë u plagosën tre efektivë. Të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Autori është arrestuar dhe rezulton person problematik për autoritetet dhe ishte liruar së fundmi nga burgu. Gjatë incidentit, vajza e tij dyshohet se i është kundërvënë autoriteteve dhe ka fyer policinë, duke rezultuar në arrestimin e saj.



Read it all at Bota Sot