Zelenskyy: Jemi gati për bisedime paqeje, por nuk do të lëshojmë territor

- Bota Sot

Zelenskyy: Jemi gati për bisedime paqeje, por nuk do të lëshojmë territor

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar këtë të martë se Kievi është gati për bisedime paqeje. Ai theksoi se këto bisedime mund të bëhen kudo përveç Rusisë dhe Bjellorusisë. Zelenskyy shto gjithashtu se forcat ukrainase nuk do të bëjnë asnjë hap prapa dhe as nuk do të lëshojnë territor.

Presidenti më tej tha se Ukrainës i duhej mbështetje financiare evropiane për të vazhduar luftimin e forcave ruse për dy ose tre vjet të tjera, pasi plani i BE-së për të përdorur asetet e ngrira ruse për të mbështetur këtë çështje ka ngecur për shkak të kundërshtimit të Belgjikës.

“E theksova përsëri këtë te të gjithë udhëheqësit evropianë. U thashë atyre se nuk do të luftojmë për dekada, por ju duhet të tregoni se për njëfarë kohe do të jeni në gjendje t’i ofroni Ukrainës mbështetje të qëndrueshme financiare”, tha ai.

Zelenskyy i kërkoi gjithashtu presidentit amerikan Donald Trump të ushtrojë më shumë presion mbi udhëheqësin kinez Xi Jinping për të ulur mbështetjen e tij për Rusinë gjatë takimit të tyre këtë javë.



Read it all at Bota Sot