Lajm i keq për Napolin, De Bruyne mungon për disa muaj

- Bota Sot

Lajm i keq për Napolin, De Bruyne mungon për disa muaj

Lajme të këqija për Napolin dhe për Kevin De Bruyne-n.

Mesfushori belg do të detyrohet të bëjë një pushim të gjatë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Interit.

Ylli i Napolit u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 37-të, vetëm pak minuta pasi kishte shënuar nga penalltia në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Fillimisht pati frikë për një lëndim serioz, dhe këto dyshime u konfirmuan pas testeve mjekësore të kryera.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, De Bruyne ka pësuar një këputje të shkallës së lartë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë, dhe tashmë ka nisur fazën e rehabilitimit. Parashikohet që koha e rikuperimit të jetë të paktën 3 deri në 4 muaj, çka e mban atë jashtë fushave deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Mesfushori belg është nisur drejt Belgjikës me aeroplan privat për të filluar trajtimin, ndërsa raportet nga Italia dhe Belgjika bëjnë të ditur se ai po konsideron ndërhyrjen kirurgjikale, ndryshe nga Romelu Lukaku, i cili në një dëmtim të ngjashëm kishte zgjedhur trajtimin konservativ.

Ky është një tjetër goditje e rëndë për Napolin, që pritet të përballet me mungesën e njërit prej lojtarëve më vendimtarë të skuadrës për një periudhë të gjatë.



Read it all at Bota Sot