Mourinho: Berlusconi dhe Galliani na uronin pasi mundnim Milanin

- Bota Sot

Mourinho: Berlusconi dhe Galliani na uronin pasi mundnim Milanin

Trajneri portugez José Mourinho ka folur për rëndësinë e respektit ndaj kundërshtarëve gjatë një lidhjeje me video në ceremoninë përmbyllëse të 100-vjetorit të “Corriere dello Sport”, e mbajtur në teatrin “San Carlo” të Napolit.

Duke kujtuar periudhën e tij tek Interi, Mourinho solli një shembull që sipas tij tregon vlerat e vërteta të sportit: “Gjatë kohës sime tek Interi kam fituar dhe humbur ndaj Milanit, por më ka mbetur në mendje fakti që pas çdo ndeshjeje, Berlusconi dhe Galliani hynin në dhomën tonë të zhveshjes për të na uruar.

Këto janë gjëra që duken të vogla, por në të vërtetë janë shumë të mëdha, sepse tregojnë karakter dhe respekt të vërtetë sportiv.”

Mourinho theksoi gjithashtu rëndësinë që i ka dhënë gjithmonë rivalitetit si një mënyrë për t’u përmirësuar: “Për mua, kundërshtarët janë ata që na bëjnë më të mirë – si individë, ashtu edhe si skuadër.

Gjithmonë e kam respektuar Juventusin për historinë e tij, edhe pse në atë kohë Interi ishte më i fortë. Buffon ka qenë dhe mbetet një nga më të mirët, nëse jo më i miri.”



Read it all at Bota Sot