Futsal Forca, të mërkurën nis garat elitare të Ligës së Kampionëve

- Bota Sot

Futsal Forca, të mërkurën nis garat elitare të Ligës së Kampionëve

Kampioni i Maqedonisë, Fustall Forca nga Kumanova, ka arritur në Lubjanë gjatë javës do të paraqitet në fazën elitare të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në futsal.

Skuadra nga Kumanova, arriti që të rreshtohet në mesin e 32 ekipeve elitare, pasi që paraprakisht triumfoi në turneun eliminator në Shkup, duke u ndalur në vendin e parë, në konkurencë me skuadrat: Murata, Erevan dhe Enkamp.

Kujtojmë se kundërshtari i parë për Futsal Forcën do të jetë skuadra ukrainase “HIT”, ose ekipi i katërt në Evropë, me të cilën do të përballet gjatë ditës së mërkurë në orën 17.00.

Në terminin e njëjtë, por të enjtën, Fustal Forca takohet me skuadrën “Vrhnika”, ndërsa të shtunën përballet me Futsal Kievin, në orën 16.00.



Read it all at Bota Sot