Sulmuesi i Kosovës që po lë pa frymë botën e futbollit

- Bota Sot

Sulmuesi i Kosovës që po lë pa frymë botën e futbollit

Fisnik Asllani po kalon një periudhë të artë në karrierën e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. 

Sulmuesi i Kosovës, që po shkëlqen me fanellën e Hoffenheim në Bundesligë, është bërë objektiv i madh për Bayern Munih dhe Barcelona.

Sipas raportimeve të Sky Sports DE, pasi humbi transferimin e talentit Woltemade (që kaloi te Newcastle), Bayern ka kthyer vëmendjen te Asllani, të cilin e sheh si pasues të mundshëm të Harry Kane në fazën ofensive.

Lojtari 22-vjeçar, që ka zhvilluar 10 ndeshje me Kosovën duke shënuar 2 gola, po zhvillon një sezon mbresëlënës: në 9 ndeshje zyrtare ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asistime. Performancat e tij po e bëjnë një nga emrat më të kërkuar të Bundesligës.

Asllani kishte spikatur edhe sezonin e kaluar gjatë huazimit te Elversberg, ku arriti shifrat e jashtëzakonshme prej 19 golash dhe 10 asistimesh në 39 ndeshje, duke u bërë një nga lojtarët më produktivë të kampionatit gjerman të dytë.

Megjithatë, Bayern Munih nuk është i vetmi klub që e ndjek nga afër. Barcelona ka shfaqur interes serioz për sulmuesin kosovar, dhe sipas burimeve pranë lojtarit, vetë Asllani pëlqen shumë idenë e kalimit në “Camp Nou”.



Read it all at Bota Sot