Pas tre humbjeve radhazi në kampionat, Bylisi rigjen fitoren në Abissnet Superiore.
Mallakastriotët mposhtën 2:1 Vorën në sfidën që hapi javën e 9-të të kampionatit.
Ndonëse në inferioritet numerik për më shumë se një orë, për shkak të largimit me karton të kuq të Abazajt në minutën e 18-të, ballshiotët arritën të marrin një fitore të çmuar, që i ngjit në kuotën e 9 pikëve në tabelën e klasifikimit.
Malomo shënon për vendasit golin që vulosi rezultatin e pjesës së parë. Vora reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat me Karricën. Por Bylisi kalon sërish në avantazh falë një autogoli të shënuar nga Shkëlzen Ruçi. Mbyllet 2-1 sfida në “Adush Muça”.
Bylisi rigjen fitoren dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Vora pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasifikimit.