Ndeshja mes shqiptarëve dhe malazezëve, shtyhet me urdhër të policisë!

- Bota Sot

Ndeshja mes shqiptarëve dhe malazezëve, shtyhet me urdhër të policisë!

Është interesant arsyeja e shtyrjes së ndeshjes mes skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe Buduçnostit nga Podgorica, në kuadër të javës së 14-të të Kampionatit të Malit të Zi ën futboll. 

“Ndeshja Deçiq – Buduçnost shtyhet për arsye sigurie në shtet, me urdhër të policisë”., thuhet në njoftimin e klubit Deçiqi.

Ndeshja e paraparë në stadiumin “Besa” në Tuz, kush e di se kur do të luhet!

“Së pari shiu, pastaj Departamenti i Policisë: derbi Deçiqi - Buduçnosti shtyhet përsëri”, është titulli i mediumit malazez “VIjesti:.

“Derbi nuk do të luhet as këtë të mërkurë, fillimisht për shkak të shiut (të dielën) dhe fushës së keqe, dhe tani (sot) me kërkesë të Departamentit të Policisë.

Ndeshja e javës së 13-të të Ligës së Parë të futbollit malazez Meridianbet, Deçiqi - Buduçnosti është shtyrë deri në njoftim të mëtejshëm, siç u njoftua nga Komisioni i Garave i FFM-së në përputhje me kërkesën dhe iniciativën e Departamentit të Policisë.

Data e re për ndeshjen do të bëhet e ditur më vonë, e cila duhej të luhej fundjavën e kaluar, të dielën”, shkruan media malazeze.



Read it all at Bota Sot