Napoli ka marrë një lajm të keq që mund të ndikojë ndjeshëm në ecurinë e sezonit. Kevin De Bruyne do të mungojë për disa muaj, pasi ka pësuar një këputje të rëndë në bicepsin femoris të kofshës së djathtë, dëmtim që e lë jashtë loje deri në shkurt 2026.
Në një njoftim zyrtar, klubi napolitan bëri të ditur: “Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Interit, Kevin De Bruyne iu nënshtrua ekzaminimeve në Spitalin Pineta Grande, të cilat konfirmuan një këputje të shkallës së lartë në bicepsin femoris të kofshës së djathtë.
Lojtari ka filluar tashmë programin e rehabilitimit.”
Ky është një zhvillim i rëndë për Napolin, pasi mesfushori belg ishte blere kryesore e merkatos së verës, pas largimit nga Manchester City, dhe shihej si lideri i ri i skuadrës në fazën ofensive.
Dëmtimi i rëndë pritet ta mbajë jashtë pjesës më të madhe të sezonit, duke i humbur ndeshjet vendimtare në Serie A dhe Kupat Evropiane. Stafi mjekësor i klubit shpreson që De Bruyne të rikthehet në fillim të shkurtit, në formë të plotë, për të ndihmuar ekipin në fazën finale të kampionatit.